Aktualitet

Abetare shumë të duam! Propozimi live i Edi Ramës për Albin Kurtin

Abetare shumë të duam! Propozimi live i Edi Ramës për Albin

Pak para se të mbyllte fjalën e tij në mbledhjen mes dy qeverive, kryeministri Rama i bëri live propozimin surprizë Albin Kurtit dhe Kosovës. Një Abetare e përbashkët për dy shtete, një komb.

“Dëshiroj të ndaj një gjë që e di që do të japë kënaqësi, ne kemi dakordësuar në qeveri, që të punojmë që në vitin e ardhshëm, të kemi gati abetaren e unifikuar. Prej vitesh tanimë është një libër që bazuar në ligjin e arsimit që ne kemi është trajtuar si tekst, me shumë alternative. Jemi dakordësuar për një abetare, dua ta ndajmë së bashku këtë objektiv që të kemi një abetare unike të gjuhës shqip në Shqipëri e Kosovë, e më tej në të gjithë trojet. Na duhet një punë cilësore, për një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët. Të krijojmë një libër që të jetë i veçantë e me vlerë të caktuar.

Elbasani është një tjetër zonë që i ka dhënë shumë historisë së përbashkët", tha Rama.