Aktualitet

A po investon qeveria më shumë në Jug se në Veri? Përgjigjja e Ramës: Kemi një borxh të pashlyer

A po investon qeveria më shumë në Jug se në Veri?

Kryeminstri Rama nga Lezha foli për projektet në Lezhë dhe në qytetet shqiptare. I pyetur nga bashkëbiseduesit nëse qeveria në këtë mandate ka investuar më shumë për jugun sesa për Veriun, Rama tha se mund ti ketë një borxh Lezhës. Foli për aksin Milot-Murriqan dhe projektin e Korridorit Blu, ndërsa shtoi se janë zgjedhjet e fundit ku flitet për ujë.

Edi Rama:

Është pjesë dhe patjetër edhe aksi Milot-Murriqan dhe pjesë e përpjekjes që kemi bërë një investim kolosal nuk e kemi akoma finalizuar me një kontratë të fillimit të punimeve sepse gara e hapur për realizimin e kësaj kontrate që u përfol e siguruar e paracaktuar faktikisht nuk nxorri fitues, kompania që u përfol se kishte mbyllur pazarin me qeverinë nuk plotësoi pikat që për ne ishin të panegociueshme, gara do rihapet shumë shpejt dhe ai investim do bëhet.

Po të shihni balancën e investimeve në funksion të potencialeve historike, kemi investuar si asnjëherë më parë në Tropojë, Pukë, Malësi të Madhe, në Dibër, duke bërë realitet Rrugën e Arbrit, që ishte një ëndërr që sot po realizohet prej dhjetëra vitesh, dhe patjetër që kemi investuar jo pak në gjithë zonën e Lezhës. Nëse shohim Lezhën të shkëputur nga harta e infrastrukturës kombëtare kemi investuar si asnjëherë më parë, por në lidhje me infrastrukturën kombëtare mungon ky bosht që e pagëzuam në atë kohë kur hymë në zgjedhjet e 2013 si korridori blu.

Kemi një borxh të pashlyer me gjithë zonën e Lezhës, por kemi arsye të mendojmë se do e shlyejmë, se me rihapjen e garës do kemi kompaninë e duhur për të përfunduar këtë projekt.

Do jenë zgjedhjet e fundit ku do flitet për ujë, janë mbi 110 kantiere në gjithë Shqipërinë, në gjithë zonat urbane do kemi 24 orë ujë të pijshëm. E vetmja zonë që mund të mos përfundojë brenda 2022-shit është Tirana se ka problematikën më të madhe dhe komplekse. Aty investiemt janë më të mëdha. Jemi duke nxitur investime të tjera për turizmin.

*Tiranapost.al.