Aktualitet

A lidhet kjo liri në Shqipëri pa mbyllje totale ndoshta me zgjedhjet?

A lidhet kjo liri në Shqipëri pa mbyllje totale ndoshta me zgjedhjet?

Pyetjes nëse mos ndryshimi i masave në Shqipëri ka lidhje me zgjedhjet që do të mbahen, Mira Rakacolli nga Komiteti Teknik i Ekspertëve tha masat lidhen me indikatorët dhe se akoma nuk është provuar një strategji për të gjitha vendet.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ndryshojë masat që u dhanë dy javë më parë, ndonëse numri i të infektuarve vijon i lartë, por sipas ekspertëve situata është në kontroll dhe indikatorët tregojnë për tendencë ulje.

Por a lidhet kjo liri në Shqipëri pa mbyllje totale ndoshta me zgjedhjet?

Mira Rakacolli:

Jo nuk lidhet me zgjedhjet, gjatë gjithë kohës kemi mbajtur një qëndrim të arsyeshëm, sëmundja është një ngjarje e re për gijthë botën, lidhet me indikatorë të ndryshëm në popullsi dhe Komiteti ka gjykuar gjithmonë në lidhje me treguesit, masat që kemi arsyetuar dhe strategjitë që kanë ndjekur vende të ndryshme janë të ndryshme, akoma nuk është provuar një strategji e mirë për të gjithë, në bilancet deri tani në Shqipëri tregojnë se masat janë arsyeshme. Primare është shëndeti dhe nuk lidhet me asnjë lloj situate të caktuar.

Tiranapost.al.