Aktualitet

A duhet të vaksinohet një person që e ka kaluar virusin?

A duhet të vaksinohet një person që e ka kaluar virusin?

A duhet të vaksinohet një qytetar që e ka kaluar virusin? Imunologu Genc Sulçebe thotë se për të arritur një imunitet të mirë në rang popullatë, duhet të që imunizohen sa më shumë njerëz. Por nëse një person e ka kaluar virusin dhe ka krijuar antitrupa, vaksina sjell një rikujtesë të panevojshme në trupin e tij. Ai thotë se ata që e kanë kaluar virusin nuk kanë përparësi në vaksinim.

Imunologu:

Për imunizimin, që ta arrijmë duhet të imunizohen sa më shumë, nëse një njeri që e ka kalaur dhe ka krijuar antitrupa dhe e vaksiojmë në i bëjmë një rikujtesë të panevojshme ndërkohë që kemi nevojë të imunizojmë sa më shumë njerëz. Mendoj se ato që e kanë kalaur dhe kanë antitrupa, nuk kanë përparësi.

Është parë imuniteti që zgjat edhe në 8 muaj. Antritrupat dhe sasia është tregues i imunitetit. Pas tyre përfshihen një ushtri e tërë e qelizave imunitare. Edhe nëse e kemi kaluar, imuniteti është i pranishëm, nuk sëmuremi më si më përpara nëse ndodh të riinfektohemi. Ka përjashtime, nuk janë të ilustruara në mënyrë shkencore, por janë shumë të rralla. Nëse në botë kemi miliona të infektuar, janë vetëm disa dhjetëra riinfeksione të zbuluara.

Imunologu Genc Sulçebe në News 24.

*Tiranapost.al.