Aktualitet

Mjekët iu mohonin pacientëve shërbimin në shtet dhe i dërgonin në spitalet private! Çfarë dimë deri tani për skandalin në QSUT

Mjekët iu mohonin pacientëve shërbimin në shtet dhe i

Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka zbuluar se 8 punonjës në spitalin Onkologjik janë përfshirë në një skemë mashtrimi, në dëm të pacientëve, që marrim shërbimin në spitalin publik.

Pse akuzohen mjekët?

Sipas njoftimit të Prokurorisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët nuk u jepnin shërbim pacientëve në spitalin shtetëror, por i dërgonin në spitalet private ku punonin, përkundrejt pagesave të majme. Po kështu, u zbuluan raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Si u zbulua skandali?

Përgjimet janë ato që kanë nxjerrë në pah një skandal përmasat e të cilit ende nuk dihen, për momentin ka kaq informacione. Lajmi ka dalë nga Top Channel, që ka publikuar pjesë nga dosja e hetimit të prokurorisë. Kanë dalë edhe përgjime se çfarë komunikimesh kishte mes personave të përfshirë.

Kush janë të përfshirë në skandal?

Pjesë e hetimit janë zv/drejtoresha e QSUNT-së, B.Q., 2 mjekë të spitalit të Onkologjikut, E.G. e A.Y. dhe Koordinatori pranë këtij spitali,E.L. si dhe administratori i klinikës Megis, H.G. dhe administratori i farmacisë F.M.

Ndaj tyre Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie, detyrim me paraqitje

Mesazhet e zbuluara:

Në dosjen e Onkologjikut, janë dhe bisedat mes dy mjekëve të cilët flasin për operacionet dhe çfarë do të bëjnë me paratë që fitojnë dhe planet për pushime jashtë vendit

Pjesë nga bisedat në Whatsapp

Personi 1: Kap pushimet e tjera tani

Personi 2: këtu e një vit, të jemi mirë
Personi 3: Shih ndonjë Tajlandë tani
Personi 4: Po pse jo

Bisede tjetër

Hë mi se nuk shkon shumë
1500 euro, 5 operacione i kap brenda javësh ti
hahahah cfarë llogarie

Kirurg më di ti mua ku e ke bërë matematikën ti vëlla

5 x 5 sa bëjnë

hahahah.. Llogarita 300 euro operacionin jo 500
po lale po. për një javë bëhesh për Maldive ti atëherë

Dëshmia

Një nga dëshmitarët është dhe M. Xh. nga Burreli i cili kishte pasur të ëmën më tumor që pasi kishte shkuar fillimisht për kontroll në QSUT është transferuar në klinikën private mjekësore 'Megis" ku dhe ka bërë operim të ëmën për 2700 euro. Gjithashtu në këtë klinikë është sugjeruar dhe ti nënshtrohej kimios por nuk kanë pranuar.

"Pasi kanë bërë vizitat mjekësore të nënës së tij fillimisht në spitalin e Burrelit ka rezultuar se dyshohej për sëmunde të keqe, e kanë orientuar drejt Onkologjikut në QSUT pasi iu është thënë se vetëm aty bëhen vizitat për këto lloj sëmundjesh.

E kanë sjellë nënën në Tiranë dhe kanë qënë duke pritur në rradhë tek spitali Onkologjik. Kur ka parë në rradhë nënën, vëllain dhe bashkëshorten e tij Emiljano i ka dëgjuar nga theksi që ishin nga Burreli dhe iu është afruar duke i thënë se nëse donin do ti ndihmonte për ti dërguar tek mjeku dhë në fund të cdo gjëje do të flisnin me Emiljanon. Pasi i ka marrë dhe i ka dërguar tek mjeku Edmond Gashi që nuk di të them nëse është i vetmi ose jo që punon tek onkologjiku, mjeku ka parë vetëm letrat që i kishin sjellë nga Burreli, ka bërë dhe një kontroll sipërfaqsor të nënës dhe ia ka bërë gjëndjen alarmante duke i thënë direkt që duhet të hynte në operim pasi gjëndja e saj ishte shumë keq. Po në atë moment i ka thënë që vizitat do ti bënin në vazhdimësi në Astir tek klinika e tij "Megis"pasi në spital kishte vonesa, kishte rradhë dhe puna gjasme nuk priste.
QSUT.

Atë ditë nga QSUT ka shkuar tek klinika "Megis" ku i kanë bërë një biopsi dhe pas atij momenti pas 1 muaj e merr në telefon Emiljano që pasi i prezantohet pasi paraprakisht kanë shkëmbyer numrat e telefonit me vëllain dhe nusen i thotë se ka dalë përgjigjia e biopsisë dhe se nëna duhet të vinte për të bërë operacionin.

Gjithashtu Emiljano i ka thënë në telefon se pagesa bënte 3000 Euro por për të meqë i rekomandoi Emiljano do ishte 2500, kur kanë shkuar tek spitali kanë paguar 2700 Euro pasi ishin dhe shpenzimet spitalore.

Pasi kanë bërë operim nënën është bërë biopsia dhe kur i dhanë përgjigjen i kanë thënë që sipas doktorit përgjigjia ishte e mirë nuk ishte tumor i keq dhe skishte më nevojë për dicka, ndërsa e kanë dërguar të takonte një doktor tjetër po brenda klinikës që i tha që duhet të bënte kimio!!!!!. Në atë moment i ka thënë po pse duhet të bëjë kimio kur nëna është mirë dhe doktori ka thënë përgjigjia është ok, i ka dhënë letrat me një fytyrë të ngrysur (pasi nuk i pëlqeu fakti që kathënë jo për kimiot) dhe është larguar'

Doktor Mondi i ka përshkruar një recetë me një medikament të quajtur Femara 2.5 mg ku në fillim e ka marrë tek farmacia që ndodhet tek klinka e tij ndërsa më pas e ka blerë normalisht në farmaci në Burrel" thuhet në dosje

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës: Veprimet hetimore të mëtejshme në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, si dhe veprimet proaktive duke përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, ashtu edhe me veprime te hapura hetimore, zbuluan rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.

Po kështu, nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilacceve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.