Aktualitet

56 programe studimi rrezikojnë mbylljen

56 programe studimi rrezikojnë mbylljen

Mungesa e regjistrimit në universitete rrezikon të mbyllë 56 programe studimi në universitetet publike.

Kreu i rrjetit akademik Arjan Xhelaj ka thënë për TV Klan se problematikat më të mëdha janë hasur në universitetet e rretheve, pasi ka degë ku janë të regjistruar më pak se 4 studentë.

Problematika ka prekur edhe universitetin e Tiranës, sidomos fakultetin e gjuhëve të huaja, ku përveç gjuhës angleze dhe asaj gjermane, të tjerat nuk preferohen shumë. Edhe dega e Fizikës paraqet regjistrime të ulëta, vetëm me 14 studentë.

Xhelaj deklaron se në rrethe ka një rënie interesi për degët e mësuesisë në ciklin fillor dhe atë parashkollor, gjithashtu edhe në degët histori, gjeografi, filozofi. Ai sugjeron se këto programe studimi duhet të rishikohen.

Tiranapost.al.Z.B