Aktualitet

45 ditë burg për infermieret e sanitaren e Shefqet Ndroqit, avokatja: pse nuk hetoni mjekët?

45 ditë burg për infermieret e sanitaren e Shefqet Ndroqit, avokatja:

Një seancë me tensione ishte ajo në Gjykatën e Tiranës ku u dha masa e arrestit për tre infermieret dhe një sanitare të spitalit Shefqet Ndroqi. Ato u lanë në burg me 45 ditë pasi akuzohen për mashtrim dhe korrupsion, ndërsa hetimet vijojnë. Prokuroria sekuestroi telefonin e Tire Alldervishit ku u shfaqën biseda mes saj dhe infermereve e ku flisnin për të ndarë paratë që merrnin nga familjarët e pacientëve të shtruar me Covid.

Një prej infermiereve me emrin Sidorela Çela u përlot në sallë duke thënë se ka dy fëmijë të mitur për të mbajtur, por gjykata e rrëzoi kërkesën për ta lënë në arrest në shtëpi. Ndërsa avokatja e saj pati përplasje me prokurorin e çështjesh duke i thënë se pse nuk po hetohen mjekët dhe se klientja e saj është e pafajshme.

45 ditë burg për infermieret e sanitaren e Shefqet Ndroqit, avokatja:

Avokatja Antoneta Sevdari: Po ka korrupsion çështja të kalojë në SPAK. Sepse nëse ka lekë për shërbime falas e korrupsion të shkon dosja në SPAK. Sidorela Çela e ndaluar në mënyre të paligjshme. Ku janë hetimet për doktorët. Pastruesja e paska fajin? Sidorela s'ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Urdhëri i ndalimit s'ka asnje provë.

Edhe sanitarja Rukije Hoxhaj ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me skandalin:

Avokati i saj Julian Mërtiti ka thënë: Kush i ndalon telefonat, sanitarja apo drejtori? Përse nuk procedohet adiministrata. Njerëzit u hodhën nga ballkonet dhe vdiqën se nuk flisnin me familjarët.

Tre infermieret dhe sanitarja akuzohen gjithashtu se kanë fsihrë mesazhet me Tire Alldervishin për të fshehur gjurmët.

Gjatë seancës gjyqtarja i drejtohet prokurorit dhe të akuzuarave duke thënë se pse i kanë fshirë mesazhet nëse janë të pafajshme?

'Si mundet Tirja që të bëjë këto prokuror? Tirja e drejton spitalin?!'

Një pjesë e bisedës nga seanca:

Prokurori: Të ndaluarit kanë fshirë komunikimet dhe sapo të rekuperohen do ti sjellin. 4 celularë janë në policinë shkencore. Nuk kemi vetëm Tiren.

Gjyqtarja: Duhet të edukojmë qytetarët të mos japin para. Këto çdo kush i di mirë. duan lekë të shkojnë në spitale private apo shërbime me lekë. Por jo në spitalin publik. Shteti i ka marrë përsipër këto shërbime dhe 10 lekë të vjeta, do të mbaj përgjegjësi. Përse duhet fjala kafe brenda spitalit me SMS?

Tre infermieret janë: Mira Bushi, Sheqerie Koçi dhe Sidorela Çela, dhe sanitarja Rukije Hoxha.

-Mira Bushi, 52 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”

-Sheqerije Koci, 61 vjeç, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”

-Sidorela Çela, 28 vjeç, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”

-Rukije Hoxhaj, 57 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”.

*Tiranapost.al.