Atentati i Shkodrës, sot shkon në 4 numri i viktimave. 67 vjeçari humb jetën pas 4 ditësh në spital
E Diel 3 Nëntor 2024, 09:36
TiranaPost
Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga atentati në Shkodër më 30 tetor. Drejtuesi i motorit të aksidentuar, Bashkim Basha, ka ndërruar jetë në spital.
67-vjeçari po udhëtonte me bashkëshorten e tij me motor kur u përplas nga makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit, të cilët ishin objektivat e atentatit.
Bashkëshortja e tij humbi jetën në vend.
Autorët e tragjedisë së rëndë janë ende të paidentifikuar.