Aktualitet

Autori i sulmit në Xhaminë e Rrugës së Kavajës kërkohej nga policia që në mars. Kish plagosur po me thikë

Autori i sulmit në Xhaminë e Rrugës së Kavajës

34 vjeçari nga Burreli, Rudolf Nikolli shëtiste i lirë pavarësisht se kishte kryer një plagosje më 11 mars të këtij viti. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia për plagosjen e një personi me emrin Robert Kurti pranë terminalit të Autobusëve për jugun.

Autori i sulmit në Xhaminë e Rrugës së Kavajës

Sulmi në mars thuhet të ketë ndodhur thuajse ngjashëm me sulmin e sotëm në Xhaminë pranë Rrugës së Kavajës në Tiranë.

Autori i sulmit në Xhaminë e Rrugës së Kavajës

34 vjeçari plagosi sot me thikë 5 besimtarë myslimanë të cilët ndodheshin brenda në xhaminë tek Rruga e Kavajës në Tiranë. Ende nuk dihen arsyet, por sipas burimeve për mediat televizive, ai pritet t’i nënshtrohet një testi psikologjik pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

34 vjeçari pas sulmit është ulur në një cep pranë xhamisë duke mbuluar sytë me duar. Disa qytetarë pranë xhamisë e rrethuan dhe tentuan ta godasin për sulmin që kreu, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke e arrestuar.

Autori i sulmit në Xhaminë e Rrugës së Kavajës

Autori i sulmit në Xhaminë e Rrugës së Kavajës

Autori i sulmit në Xhaminë e Rrugës së Kavajës

Shefi i Anti-terrorit ka shkuar gjithashtu në vendin e ngjarjes pas deklaratës së Imamit i cili tha se shpreson që ky të mos jetë akt terrorist.

Për më shumë detaje kliko linqet si më poshtë:

*Tiranapost.al.