Aksidenti i Rrugës së Kombit, mbijetoi vetëm 3-vjeçarja. Burime për median: Jashtë rrezikut për jetën

E Premte 15 Janar 2021, 13:57
TiranaPost
Informacione të reja vijnë për mediat nga ngjarja e mbrëmshme ku gati u shua një familje. 3-vjeçarja V.A e vetmja e mbijetuar, por e plagosur rëndë, është në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në aksidentin e mbrëmshëm në Rrugën e Kombit një Citroen, për shkak të një manovre të gabuar u godit me një kamion. Të dy drejtuesit e automjeteve, shtetas nga Kosova.
Si pasojë e goditjes humbën jetën Blerim Avdiaj 51 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeçe dhe dy fëmijët e tyre M.Avdiaj 6 vjeç dhe K.Koçi 11 vjeç, djali nga martesa e parë e së ndjerës.
Familja ishte nisur nga Kosova, për në Rinas me destinacion Zvicrën.
Sot është lënë i lirë shoferi i kamionit pas verikimeve dhe dëshmisë se makina i preu rrugën.