Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) përzgjodhi prokurorët Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani, për t’ju bashkuar Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
SPAK nga 17 prokurorë që kishte për hetimin e dosjeve, tani plotësohet me 20 prokurorë.
Kush janë 3 prokurorët e rinj?
Ols Dado ka punuar në sektorin privat dhe si noter, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008. Në vitin 2010 ai u transferua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa prej vitit 2020 është komanduar në Prokurorinë e Përgjishme si ndihmës-magjistrat.
Prokurori Ols Dado u përball pa telashe me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK më 1 nëntor 2022, kur gjatë seancës dëgjimore nuk u relatuan gjetje për të cilat i ishte kaluar barrë prove në asnjë prej kritereve të rivlerësimit. Dado falënderoi Komisionin, duke e cilësuar hetimin të thelluar dhe objektiv dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Pra përballja e tij me vettingun kaloi pa probleme.
Anita Jella
Anita Jella ka qenë deri më tani drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.
Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella ka kaluar me sukses në të dy “filtrat” e vetingut.
Ndërsa prokurori i tretë i caktuar për në SPAK, Ndini Tavani, mësohet se ka qenë deri më tani prokuror i Prokurorisë së Tiranës.
Ndini Tavani ka përfunduar studimet për drejtësi dhe ka ushtruar profesionin e avokatit në vitet 2003-2004. Më pas, ai ka vazhduar studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe pas vitit 2007 ka ushtruar funksionin e prokurorit në Durrës, Vlorë dhe Tiranë.
Ndini Tavani