Pas tre orësh bllokim në akset rrugore të vendit nga veriu në jug, Partia Demokratike e ka mbyllur protestën në orën 20:00 të mbrëmjes, ashtu siç kishte lajmëruar
Nga ora 17:00, deputetët e PD-së dhe mbështetësit e opozitës mbajtën të bllokuar mbikalimin te Kthesa e Kamzës, rrethrrotullimet e Shkozetit, Bradasheshit, Levanit dhe Rrogozhinës, si dhe kryqëzimi i Milotit.
Protesta u shoqërua djegie gomash e koshash të mbeturinave dhe përplasje me policinë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ishte ai që e mbylli protestën në kryeqytet, ku nga Kthesa e Kamzës tha se mosbindja civile do të vazhdojë.