Aktualitet

28 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve të fundit, 4 janë ende aktive

28 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve të fundit, 4

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënar e fundit në lidhje me zjarret në vend.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, me 4 prej tyre që mbeten ende aktive.

“Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, në orët e para të mëngjesit, janë angazhuar forcat shërbimit zjarrfikës, të mbështetur nga Forcat e Armatosura për vënien nën kontroll të zjarrit; Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, për të cilin ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor, të mbështetur nga 50 Forca të Armatosura. Sot po bëhet monitorimi dhe kontrolli i vatrave nga pushteti vendor; Në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh, për të cilin ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor të bashkisë Gramsh, të mbështetur nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Cërrik dhe Belsh. Sot ka vijuar operacioni nga forcat e pushtetit vendor; Në fshatin Prongji, bashkia Gjirokastrër, është riaktivizuar vatra e zjarrit e cila u fik ditën e djeshme, ku janë angazhuar forcat e Pushtetit vendor, të mbështetur nga Forcat e Armatosura. Sot janë angazhuar pushteti vendor”, njofton Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile.

Tiranapost.al