Aktualitet

23 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve të fundit, 4 janë ende aktive

23 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve të fundit, 4

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, 23 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

1. Bashkia Klos, në vendin e quajtur Skarreth Ekonomia pyjore Linos-Guri i Bardhë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Gjatë ditës së djeshme është bërë ndërhyrja me forca zjarrfikëse për të kontrolluar dhe izoluar vatrën dhe sot do të vijojë puna për shuarjen e zjarrit.

2. Bashkia Durrës, në fshatin Shetaj, ka vazhduar puna në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Operacioni vijon.

3. Bashkia Kurbin, në fshatin Mal Bardhë, zjarri është zhvilluar me intensitet të ulët në një sipërfaqe me shqopë, shkozë dhe dëllinjë, në zonën e quajtur “Maja e Sukës”. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim.

4. Bashkia Shkodër, në vendin e quajtur Bjeshka e Bregut, zjarri ka rënë rreth orës 23.00 datë 6.8.2022 dhe deri sot rreth ores 04 te mengjesit ka qenë shumë problematik, janë rrezikuar banesa verore( stane),bagëti,bletë etj.

Në operacionin për shuarjen e vatrave janë angazhuar 327 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse.