Aktualitet

22 vjet nga Masakra e Reçakut, Bushati: Çdo mohim i krimeve apo tendenca për rishkrimin e historisë minon të ardhmen europiane

22 vjet nga Masakra e Reçakut, Bushati: Çdo mohim i krimeve apo

I palëkundshëm në qëndrimet e tij pro europiane ish-ministri Ditmir Buashati kujton masakrën e Reçakut.

Jo thjeshtë si një datë zie, por mesazhi i tij është politik dhe i drejtohet Serbisë dhe të gjithë aktorëve politikë në Ballkan: “Tendenca për rishrkimin e historisë minon të ardhmen europian për të popujve të Ballkanit Perëndimor.”

“22 vjet më parë në Reçak u organizua një prej masakrave më mizore nga forcat serbe ndaj popullsisë së pafajshme. Kjo zgjoi ndërgjegjjen e komunitetit ndërkombëtar dhe solli ndërhyrjen vendimtare të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik dhe katastrofës humanitare në Kosovë. 22 vite më pas, Serbia ende nuk e ka gjetur forcën për të dënuar krimet e kryera dhe për t’u distancuar prej tyre. Çdo mohim i krimeve të kryera apo tendenca për rishkrimin e historisë minon të ardhmen e përbashkët europiane të popujve të Ballkanit Perëndimor. #MosHarro #KurrëMë”, shruan ish-ministri Bushati.