Aktualitet

20 pacientë me Covid humbën jetën në 24 orët e fundit, ulen rastet me të infektuar

20 pacientë me Covid humbën jetën në 24 orët e fundit,

20 pacientë të shtruar me Covid kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë humbur jetën: 7 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 56-76 vjeç.

Ndërsa janë konfirmuar me koronavirus 916 raste të reja nga 3689 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

445 raste në Tiranë, 44 raste në Vlorë, 35 raste në Fier, Kavajë, 30 raste në Durrës, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Elbasan, 21 raste në Kukës, Berat, Sarandë, 20 raste në Gjirokastër, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Lushnje, 15 raste në Tepelenë, 12 raste në Kamëz, 11 raste në Kurbin, Peqin, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste në Mat, Bulqizë, 6 raste në Korçë, Malësi e Madhe, 5 raste në Krujë, Mirditë, Pogradec, 4 raste në Has, Delvinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, Rrogozhinë, Shijak, Skrapar, Vorë, 2 raste në Përmet, Ura Vajgurore, Dibër, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Librazhd, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Statistika (26 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 916
Të shëruar në 24 orë 849
Të shtruar në spitale 625
Humbje jete në 24 orë 20
Testime ditore 3689

Testime totale 459,023
Raste pozitive 105,229
Raste të shëruara 68,007
Raste Aktive 35,466
Humbje jete 1,756

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22643
Fier 2651
Durrës 1673
Vlorë 1791
Shkodër 1363
Gjirokastër 1028
Berat 957
Korçë 903
Elbasan 887
Lezhë 846
Dibër 371
Kukës 353

*Tiranapost.al.