Aktualitet

2 tërmete brenda 8 minutave në rajon

2 tërmete brenda 8 minutave në rajon

Dy tërmete me magnitudë 3.7 dhe 4.5 të shkallës kanë tronditur sërish ishullin e Kretës ditën e sotme. Mediat greke raportojnë se tërmetet ndodhën tetë minuta njëri pas tjetrit.

Epiqendra e tërmetit të parë ishte dy kilometra në jugperëndim të Arkalochori në Kretë me një thellësi 5 km.

Ndërsa tërmeti i dytë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ndodhi dy kilometra në jugperëndim të Arkalochori, me një thellësi gjithashtu 5 km.

Kujtojmë se, Kreta është goditur nga 2 tërmete të forta që kanë shkaktuar viktima dhe shumë dëme materiale.

Tiranapost.al.Z.B