Aktualitet

16-vjeçari hedh spraj piperi në klasë, disa nxënës përfundojnë në spital në Krujë

16-vjeçari hedh spraj piperi në klasë, disa nxënës

Një incident ka ndodhur në një gjimnaz të Krujës ditën e sotme.

Një 16-vjeçar ka hedhur në klasë një spraj me përmbajtje piperi gjatë mësimit dhe kjo gjë ka krijuar probleme shëndetësore te disa nxënës të klasës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 12.09.2023, në një gjimnaz në Krujë, një nxënës 16 vjeç ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një sprajt me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës.

Nxënësit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Krujë, ndërsa autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.