Aktualitet

12 muaj shërbim prove për gjyqtarin Luan Daci: Nuk largohem, po më bëhet puç

12 muaj shërbim prove për gjyqtarin Luan Daci: Nuk largohem, po

Është dënuar me 6 muaj burg, të konvertuar në 12 muaj shërbim prove, anëtari i pezulluar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Luan Daci. Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dha vendimin ditën e sotme, duke lënë në fuqi atë vendim të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Por gjyqtari Luan Daci ka deklaruar pas vendimit se nuk do të largohet nga KPA: Do të bëj rekurs brenda dy ditëve, ky është një puç i mirëorganizuar por do të dështojë, tha gjyqtari por duke mos specifikuar se nga kush dhe përse.

Gjyqtari u akuzua për falsifikim dokumentesh nga GJKKO. Sipas SPAK Luan Daçi ka fshehur një vendim të shkarkimit të tij në vitin 1997 për t’u bërë sërish pjesë e KPA.

Daci u pezullua nga detyra e anëtarit të KPA pasi po hetohej nga SPAK pas kallëzimit se kishte fshehur faktin se ishte shkarkuar nga detyra e gjyqtarit më 1997.

Fillimisht ai u pezullua më 20 maj të 2020-ës dhe u mor në hetim, por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas. Ai u mor zyrtarisht i pandehur dhe bazuar tek ligji në fuqi pezullohet automatikisht çdo prokuror apo gjyqtar që merret i pandehur deri në përfundim të gjyqit.

*Tiranapost.al.