Aktualitet

3 viktima dhe një i plagosur rëndë! Çfarë dihet nga ngjarja e rëndë në Shkodër

3 viktima dhe një i plagosur rëndë! Çfarë dihet nga

Shkodra na kujton edhe njëherë se megjithë dekorin e një qyteti që po ndryshon, mbetet e njëjta, peng e krimit. Ngjarja e fundit ku dere më tani ka 3 të vdekur, dhe 1 i plagosur rëndë nga një atentat me armë.

Është mesazhi i trishtë se kryeqendra e veriut mbetet jetime para një jete të sigurt për banorët e vet.

Ajo çka dihet deri më tani për ngjarjen është se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje, me të cilin ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën Hamza Lici në vendngjarje dhe Arlind Bushati ka ndërruar jetë në spital. Automjeti që ata udhëtonin ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij Flutura Basha. Kjo e fundit ka ndërruar jetë fatkeqësisht ndërsa bashkëshorti ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia e Shkodrës ka njoftuar se në makinën e viktimës së atentatit të sotëm në Shkodër, Hamza Licit, janë gjetur 3 pistoleta, ndërkohë që shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Autorët e atentatit nuk dihen ende.