Aktualitet

Adriatik Llalla "arratiset" nga drejtësia

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i ka paraqitur një kërkesë organeve të Vettingut ku i deklaron se heq dorë nga sistemi i drejtësisë dhe nuk do të kërkojë të emërohet Gjyqtar i Apelit, post ky që i garantohet nga pozicioni i mëparshëm që ka mbajtur. Ka qenë vetë Llalla i cili e ka konfirmuar këtë lajm në një lidhje telefonike me redaksinë e Report Tv.

Kjo kërkesë nënkupton edhe dëshirën e Llallës për të mos iu nënshtruar procesit të vettingut, por i mbetet Këshillit të Lartë të Drejtësisë të vendosë nëse Llalla do të filtrohet apo jo nga ky proces. Copyright/ tiranapost.al