5 minuta me Eldën

Në darkë a në mëngjes, ja pse Vitamina C i duhet lëkurës tënde

Në darkë a në mëngjes, ja pse Vitamina C i duhet

Nuk ka asnjë dyshim se Vitamina C është heroi i lëkurës moderne sot. Si një kalorës me shumë detyra, ky përbërës adreson gjithçka nga dendësia, hiper-pigmentimi dhe linjat e imëta deri tek simptomat e plakjes së hershme, të përshpejtuara nga ndotja dhe mënyra e jetesës. Sapo të filloni ta përdorni në përditshmëri do shikoni që përpjekja ia ka vlejtur. Shenjat e akneve do jenë diçka e largët për lëkurën dhe madje pamja e fytyrës do jetë më e shndritshme. Por si ta përdorni Vitaminën C, dhe pse është e domosdoshme në arsenalin tuaj të bukurisë?

Pse Vitamina C është një vitaminë e lëkurës?

Është antioksiduesi më i zakonshëm i tretshëm në ujë, që në lëkurë të mbron nga dëmtimi i radikaleve të lira. Stresi oksidues mund të “dobësoje” lëkurën tuaj dhe për këtë arsye të shpejtoni plakjen, si dhe hiper-pigmentimin (të shkaktuara pas akneve ose nga dëmtimi i diellit). “Ndihmon që fibroblastet të rriten më shpejt dhe të prodhojnë më shumë kolagjen. Me fjalë të tjera, jo vetëm që korrigjon lëkurën tuaj, por gjithashtu parandalon dëmtimin e mëtejshëm", shpjegon dermatologu Dr.Geetika Mittal Gupta, themelues dhe drejtor mjekësor i ISAAC (International Skin & Anti-Aging Center).

Për shkak të vetive anti-inflamatore, ky përbërës i gjithanshëm është i shkëlqyer për trajtimin e akneve, yndyrës së lëkurës dhe pikave të zeza. “Natyrisht, trupi nuk prodhon Vitaminë C më vete. Ashtu si konsumi i tij dietik është një domosdoshmëri për jetën e njeriut, Vitamina C aktuale, luan një rol thelbësor në shëndetin e lëkurës duke stimuluar hapat biosintetikë për prodhimin e kolagjenit”, shton ajo.

Si të zgjidhni produktin tuaj me Vitaminë C?

Si fillim duhet ta kërkoni me termin “acid ascorbik” (i njohur dhe si acid L-Ascorbik) e cila është edhe forma më e qëndrueshme dhe më efektive e vitaminës C. Forma më e mirë që duhet të përdoret është në trajtë serumi sepse përthithen më mirë nga lëkura dhe arrijnë të penetrojnë në shtresa më të thella se kremrat, duke i trajtuar kështu problematikat e lëkurës më mirë.

Duhet të kontrolloni që produkti që keni zgjedhur të ketë një përqëndrim të vitaminës C nga 10 deri në 25%. Siç është Serum i VICHY- Pure Vitmain C10 Renovating Përmban 10% Vitaminë C. Korrigjon pamjen e rrudhave duke i bërë më pak të dukshme dhe rregullon tonin e lëkurës, ose një alternativë tjetër 2. Vichy - LiftActiv Fresh Shot me 15% të Vitaminë C të pastër. Link

Në darkë a në mëngjes, ja pse Vitamina C i duhet

Përbëhet dhe nga polifenole të Maritime Pine, Acid Hialuronik i fermentuar 0,1%.

Formula e këtij serumi lufton shenjat e lodhjes në 10 ditë. Për të gjitha llojet e lëkurës.

Gjithashtu studimet klinike kanë treguar që duke e kombinuar atë me përbërës po aq të fuqishëm mund të rritet efikasiteti siç është në rastin me Vitaminën E ku efekti antioksidant do jetë dhe më i fuqishëm si në rastin e 3-të. DERMA E - Vitamin C Concentrated Serum link përmban vitaminë E, aloe vera dhe acid hialuronik.

Në darkë a në mëngjes, ja pse Vitamina C i duhet

Vitamina C është e ndjeshme ndaj oksidimit dhe ekspozimit të dritës, kështu që paketimi i produktit - zakonisht është në shishe qelqi dhe me ngjyrë të errët. Për rezultate më të mira, mbajini produktet në frigorifer.

Kur aplikoni në darkë serumin me vitaminë C evitoni përdorimin e serumit me retinol ose të produkteve të tjera me retinol, mund t`i përdorni në ditë të ndara, në mëngjes më pas duhet me patjetër të përdorni kremin e diellit dhe madje nëse aplikoni një shtresë serumi me vitamin C nën kremin hidratues dhe kremin e diellit, mbrojtja nga rrezet UV do jetë e dyfishtë.

Lista jonë me produktet tona të preferuara me vitaminë C.

1. La Roche Posay- Pure Vitmain C10 Renovating Serum

Në darkë a në mëngjes, ja pse Vitamina C i duhet

Linku për porosi

Përmban 10% Vitaminë C . Korrigjon pamjen e rrudhave duke i bërë më pak të dukshme dhe rregullon tonin e lëkurës.

2. Vichy - LiftActiv Fresh Shot

Në darkë a në mëngjes, ja pse Vitamina C i duhet

Linku për porosi

Me 15% të Vitaminë C të pastër.

Përbëhet dhe nga polifenole të Maritime Pine, Acid Hialuronik i fermentuar 0,1%.

Formula e këtij serumi lufton shenjat e lodhjes në 10 ditë. Për të gjitha llojet e lëkurës.

3. TEOXANE-RHA Vitamin C Serum

Në darkë a në mëngjes, ja pse Vitamina C i duhet

Linku për porosi

Në 28 ditë lëkura do rigjenerohet në thellësi, do jetë me tonike, më kompakte dhe vezulluese.

4. DERMA E - Vitamin C Concentrated Serum

Në darkë a në mëngjes, ja pse Vitamina C i duhet

Linku për porosi

Bashkë me vitaminën E do japë një efekt të dyfishtë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira.

Vitamina C do i japë shkëlqim të mrekullueshëm lëkurës tënde, por konsistenca është shumë e rëndësishme. Disa njërëz preferojnë ta aplikojnë në mëngjes bashkë me kremin e diellit dhe të tjerë në darkë si serum nate. Zbulo si funksionon më mirë për ty.

Ps: Aoos ofron 10% ulje në çdo produkt që blihet me kodin #tiranapost. Mjafton të thuash Tiranapost!