Aktualitet

3 shqiptarë që jetojnë në Amerikë kandidojnë për në krye të 'FBI'-së shqiptare

3 shqiptarë që jetojnë në Amerikë kandidojnë

Komisioni që do vlerësojë aplikantët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit është krijuar. Mediat televizive raportojnë se komisioni i Vlerësimit do të kryesohet nga kreu i SPAK ( Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion). Ndërsa dy pjesëtarët e tjerë janë: Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra.

Për në Krye të BKH, u bë me dije pak ditë më parë se ka kandiduar edhe kreu i Task-Forcës në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi, i cili ka drejtuar operacionin Forca e Ligjit.

Mësohet se mes Kandidatëve për kreun e  BKH-së janë edhe tre shqiptarë të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por emrat e tyre dhe detaje nuk bëhen me dije, deri në publikimin e plotë të listës.

Në total deri më tani, ku ak dhe një javë afat për të bërë aplikimet, janë katër kandidatë për në krye të Byrosë së Hetimit ose e njohur si FBI-ja Shqiptare. Punonjësve të Policisë dhe Prokurorëve u është bërë thirrje  nga Ambasada Amerikane që të aplikojnë. Në total do jetë një grup prej 60 hetuesish të cilët do të trajnohen në Akademinë e FBI-së në shtetin e Virxhinias në SHBA.

KRITERET për në BKH

Ligji parashikon se kandidati duhet të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor. Duhet të ketë eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo i Policisë Gjyqësore ose Hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda. Në rastet e punonjësve aktualë apo të mëparshëm të Policisë së Shtetit, kandidati duhet të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”.anetaret e spak

KANDIDATI NUK DUHET TË JETË NË HETIM APO GJYKIM PËR NJË VEPËR PENALE

Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur pozicione politike në administratën publike ose funksione të tjera drejtuese në partitë politike, të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit. Kritere të tjera janë që të mos ketë masa disiplinore në fuqi dhe të mos jetë larguar me shkarkim. Kandidati nuk duhet të kenë qenë dhe duhet të mos jetë bashkëpunëtor, informator apo agjent i ndonjë shërbimi inteligjent. Për periudhën 29.11.1944-07.02.1991 nuk duhet të ketë qenë anëtar apo kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave. Kandidati dhe anëtarët e afërt të familjes së tij/saj duhet të plotësojnë dhe nënshkruajnë deklaratat për heqjen dorë nga privatësia. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/shba-i-dhuron-pese-makineri-te-se-vertetes-bkh-se/

http://www.tiranapost.al/fbi-shqiptare-do-monitorohet-nga-amerika-dhe-be-ja/

http://www.tiranapost.al/ambasada-amerikane-si-do-perdoren-4-milione-dollare-per-byrone-kombetare-te-hetimit-do-jete-si-fbi-ja/

http://www.tiranapost.al/byroja-e-hetimit-si-fbi-ne-amerike-ambasada-me-video-tregon-si-do-funksionoje-ne-shqiperi-hetimi-ndaj-boseve-te-krimit-dhe-korrupsionit/