Aktualitet

“1984” i George Orwell: Kështu rilindi Vëllai i Madh

Ndryshe nga “Time”, sot të gjitha gazetat në Evropë e përtej oqeanit mendojnë se romani i Orwellit ofron një lexim tjetër. Nuk është më një kritikë e sistemit totalitar, por është një profeci e realizuar në ditët tona. CIA, Google, Facebook dhe Julian Assange janë tashmë konkretizimi i Vëllait të Madh, pasi kryejnë të njëjtin rol si personazhi i Orwellit në shekullin XX.

Jeta e një libri është e ndryshme nga ajo e një qenieje njerëzore sepse libri mund të zgjasë me shekuj, e madje mund të jetë i pavdekshëm. Por mbi të gjitha sepse libri njeh ringjalljen. Pas një kohe të gjatë, të barabartë me vdekjen tonë, mund të rikthehet në aktualitet duke ofruar lexime të ndryshme. Dhe e bukura qëndron se është lexuesi ai që e bën këtë interpretim. Nuk është as historiani dhe as kritiku letrar. Është lexuesi ai që jeton me bibliotekën e vet sikur të ishte një komunitet njerëzor në të cilin vlerat janë ndikuar nga ngjarjet që ndodhin përtej mureve të shtëpisë.

Ajo që ndodh sot të detyron që të shfletosh sërish Dostojevskin, Dymanë, Musilin, Saint Simonin apo pa dyshim Conradin. Një bibliotekë jeton! Njeh lindje dhe vdekje, ashtu siç ndodh në një familje. E njëjta gjë ndodh edhe me romanin ?1984? të George Orwell, ku ?Vëllai i Madh? po rilind dita-ditës anë e mbanë globit. Pas publikimit të materialeve të WikiLeaks apo të ish punonjësit të CIA-s Edward Snoëden, pas skandaleve të përgjimit mes Shteteve të Bashkuara dhe liderëve evropianë, rileximi i këtij romani merr kuptim më shumë se kurrë. ?Big Brother? ishte ringjallur.

Kur romani u botua në vitin 1949, revista ?Time? shkroi se në roman nuk kishte absolutisht asgjë të këndshme. Ishte një humor i zi e nuk shkaktonte asnjë buzëqeshje. Nuk kishte satirë, ashtu si te romani paraardhës ?Ferma e Kafshëve?. Në të njëjtin vit, New York Times e vlerësoi romanin ?1984? si më aktualin dhe më të frikshmin e vitit.

1984_1956

Protagonisti misterioz Vëllai i Madh është lideri i një partie të vetme e të plotfuqishme, i cili sheh dhe di thuajse gjithçka. Jeta në Oqeani, territor ku është e përfshirë edhe Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, kontrollohet nga policia e mendimit përmes një rrjeti me telekamera të cilat kontrollojnë çdo devijim nga linja e regjimit. Madje edhe dashuritë e ndaluara, siç ishte ajo e anëtarit të partisë Winston Smith dhe Xhulias.

Menjëherë pas botimit dhe për dhjetëra vite më pas, romani fantashkencë u lexua si një parodi e pamëshirshme e sistemit sovjetik. Çerek shekulli pas rënies së Murit të Berlinit, Vëllai i Madh qëndron ende, por me një fytyrë moderne, shumë më aktuale. Ndryshe nga ?Time?, sot të gjitha gazetat në Evropë e përtej oqeanit mendojnë se romani i Orwellit ofron një lexim tjetër. Nuk është më një kritikë e sistemit totalitar, por është një profeci e realizuar në ditët tona. CIA, Google, Facebook dhe Julian Assange janë tashmë konkretizimi i Vëllait të Madh, pasi kryejnë të njëjtin rol si personazhi i Orwellit në shekullin XX.

Pa praninë e një partie-shtet, që gjithsesi nuk përbën një ndryshim të madh, në një prej demokracive më të konsoliduara siç është Britania e Madhe, ekzistojnë mbi gjashtë milionë kamera sigurie. 13,000 mijë janë instaluar vetëm në metronë e Londrës. Mbi 100,000 telekamera janë vendosur në restorante për të mbikëqyrur klientët. E nëse Britania ndodhet në vend të parë, vende të tjera evropiane nuk janë larg këtij realiteti.

Në Oqeaninë e Orwellit ishin mjete represioni dhe propagande. Në shoqërinë tonë misioni kryesor është të parandalojnë dhe dokumentojnë. Por edhe të dekurajojnë. Dhe nuk janë as ofensive dhe jo gjithmonë efikase, duke parë se në aktin terrorist në Nicë të Francës ndodheshin më shumë se 100 telekamera dhe nuk arritën të parandalonin. Shërbyen vetëm për të dokumentuar vdekjen e 85 personave. Vëllai i Madh i ditëve të sotme na ndjek përmes kartave të kreditit, telefonave celularë, kompjuterëve, shpenzimeve, kontakteve private, interesave. Shpesh herë jemi ne vetë që i bëjmë publike të gjitha këto, në mënyrë edhe të pavetëdijshme. Për t?u mbrojtur nga e gjithë kjo kemi atë që në Oqeaninë e Orwellit mungonte: Demokracinë!/Përgatiti Erjon Uka për Tiranapost.al