12 lajmet më të lexuara të vitit në TIP

Letra e gruas italiane si një shuplakë për modelet e politikanëve pa stil

Ky është një ndër lajmet më të lexuar të vitit 2021 në Tiranapost.al

Letra e gruas italiane si një shuplakë për modelet e

Të gjithë e kujtojmë përqafimin e Emmanuel Macron dhe të presidentes kroate në Botëror, gjë që nuk ndodhi në finalen evropiane dhe të mendosh që Europa ka imazhin kudo në botë për ‘Bon Ton’-in e saj. Mesa duket kudo që futet politika ose më saktë politikanët pa stil, rregullat përmbysen, edhe në zemër të Europës, siç është Kampionati Europian i Futbollit. Anglia humbi, por ishte pritësja e ndeshjes dhe ajo që të gjithë e panë por ndoshta s’e vunë re ishte mungesa e theksuar e mirësjelljes. Një grua italiane Elena ka bërë një postim që po bën xhiron e rrjetit në Itali dhe mbërriti edhe në Tiranapost.al. Ajo ka bërë një skaner të asaj që ndodhi mbrëmë në Wembley pas humbjes së anglezëve dhe një pasqyrë se si do duhej të ishte në kushte normale. Jo vetëm Boris Johnson por edhe mbretërorët lanë për të dëshiruar. Lexo letrën e plotë.

Letra e gruas italiane si një shuplakë për modelet e

Letra e gruas italiane si një shuplakë për modelet e

Letra e gruas italiane si një shuplakë për modelet e

Letra e gruas italiane si një shuplakë për modelet e

Letra e gruas italiane si një shuplakë për modelet e

"Mësime stili. Mbrëmë prisja që pas ndeshjes kryeministri britanik të bashkohej me Presidentin italian për ta uruar atë për fitoren. Unë prisja që ata të dilnin së bashku në fushë për të përshëndetur lojtarët. Unë prisja një deklaratë me buzëqeshje nga Princi William për bukurinë e ndeshjes dhe gjithashtu nga ai dhe familja një nderim për Sergio Mattarella-n i cili në moshën 80 vjeç mori pjesë në ndeshje që të përfaqësonte Italinë. Unë kurrë nuk i kisha imagjinuar futbollistët anglezë teksa shqyheshin para kamerave, me medaljen e vendit të dytë, në atë moment ju përfaqësoni një komb, ju tregoni karakterin e një populli, dinjitetin e tij dhe aftësinë për të pranuar verdiktin e fushës. Gjestet publike janë thellësisht të rëndësishme dhe historia bëhet me to.

Anglezë, turp për ju.

Ne fituam me meritë sportive, nuk vodhëm.

Italianët do të kishin vepruar ndryshe në vend të tyre, jam e sigurt për këtë, sepse nuk na mungon arsimi që ata duket se e kanë humbur. A nuk është koncepti i lojës së ndershme?

Italia dhe Spanja (figura e jashtëzakonshme e Luis Enrique), popujt e Evropës Jugore kaq të poshtëruar dhe të përbuzur nga Veriu, dhanë një mësim të shkëlqyer stili.

Megjithatë dikur thonim: Si i shkolluar në Oksford. Kohë të tjera!".