Aktualitet

Zysha ‘cool’ e letërsisë dhe zonja e parë e Francës

"Ai duhet të kandidojë tani, sepse deri në vitin 2022, do të jetë problem pamja ime", kanë qenë fjalët me shaka të Brigitte. Në periudhën e fushatës ajo ka menaxhuar axhendën e tij, ka redaktuar fjalimet dhe e ka këshilluar në çdo dalje përballë publikut. E ndërsa Macron thotë se dashuria e tij "Brigitte, gjithmonë e pranishme, tani akoma dhe më shumë, pa të cilën unë nuk do të isha unë"...

Brigitte Macron, një ish-mësuese letërsie e martuar me ish-nxënësin e saj 24 vjet më të ri, nuk ka patur kurrë frikë të jetë një grua jo e zakonshme, një tipar që do të vazhdojë në karakterin e saj së bashku me veshjet fashion që çdokush do t'i kishte zili, ndërsa bashkëshorti i saj Emmanuel Macron është gati për të drejtuar presidencën e Francës.

Gjatë rritjes në politikë të bashkëshortit, ajo ka patur pikëpamje që nuk ndryshojnë nga ato të Macron. Në periudhën e fushatës ajo ka menaxhuar axhendën e tij, i ka redaktuar fjalimet dhe e ka këshilluar në çdo dalje përballë publikut.

toto

Në një vend ku roli i zonjës së parë nuk mbart status zyrtar dhe bashkëshortet presidenciale shpesh janë të kënaqura, të prirura të qëndrojnë larg vëmendjes publike, Brigitte Macron (me mbiemrin Trogneux), duket e vendosur të vazhdojë të luajë një rol aktiv në kapitullin e ri të  karrierës politike të burrit të saj.

Macron ka thënë se do të propozojë që brenda javëve të para të presidencës së tij të formohet një pozicion formal, megjithëse i papaguar për zonjën franceze dhe se ajo do ta ketë fjalën e saj. “Ajo do të jetë pranë meje, siç ka qenë gjithmonë, por gjithashtu do të ketë një rol publik", ka thënë Macron

Lindur më 13 prill 1953, më e vogla e  gjashtë fëmijëve në një familje prodhuesish çokollate në qytetin verior të Amiens, Trogneux ishte e martuar dhe kishte  tre fëmijë kur njohur Macron, (asokohe 15-vjeç dhe banonte në Providence Jezuit), ku  nisi të mësonte frëngjishten dhe dramën në vitin 1993.

macron2me gocat

Me vajzat, Tiphanie Auziere dhe Laurent Auziere

Një vit më vonë të dy rishkruan një shfaqje së bashku, duke e përshtatur në më shumë role.

"Pak nga pak, kam hyrë plotësisht nën magjinë e inteligjencës së këtij djaloshi," tha Trogneux në një intervistë për France 3 TV.

Ndërsa thashethemet filluan të frriteshin për marrëdhënien e tyre, Macron përfundoi vitin e tij të fundit të shkollës së mesme në Lycee Henri IV në Paris, një terren traditë për elitën franceze.

"Nuk do të shpëtosh prej meje, do të kthehem dhe do të martohem me ty,"  i ka thënë Macron Brigittës sipas shkrimeve të tij.  Kjo martesë do të ndodhte 12 vjet më vonë, në vitin 2007.

Të dy në atë kohë  nuk ishin shumë të njohur por pak kohë më vonë,  Macron u emërua ministër i ekonomisë në qeverinë e presidentit socialist Francois Hollande në gusht 2014.  Brigitte dha dorëheqjen nga puna e saj si mësuese një vit më vonë për të ndihmuar burrin e saj në ambiciet e tij.

Në ministrinë e ekonomisë, prania e saj ishte diskrete gjatë takimeve me zyrtare në ndërtesën moderne në Parisin lindor.

"Ajo kalon shumë kohë këtu, sepse pikëpamjet e saj kanë rëndësi për mua, pasi ajo sjell një atmosferë tjetër dhe kjo është e rëndësishme. Jeta ime është këtu, nuk mund të punoni mirë nëse nuk jeni të lumtur", tha Macron në takimin e fundit të stafit pasa ai dha dorëheqjen nga qeveria e Hollande në gusht 2016.

'Një çift jo dhe aq i zakontë'

Që kur çifti u shfaq në vëmendjen e publikut, fokusi në një pjesë të madhe të mediave, dhe në programet satirike të radios dhe televizorit, në mënyrë të pashmangshme ka qenë në diferencën  e moshës së çiftit, me Macronin si një nxënës duke marrë udhëzime nga mësuesja e tij.

Por çifti nuk i ka lejuar komente të tilla të ndalin iniciativën e tyre dhe në vend të kësaj, Macron ka qenë bashkë me gruan e tij në një pjesë të madhe të daljeve publike.

Në nëntor të vitit 2016 dokumentari televiziv në France 3, pak ditë pasi Macron shpalli kandidaturën e tij presidenciale, çifti ndau videot e Macronit në moshë të re në shfaqjen e shkollës në të cilën u publikuan dhe pamjet e ceremonisë së dasmës.

"Faleminderit që na pranuat, një çift jo shumë normal," është dëgjuar duke thënë Macron në një video të ceremonisë, ku morën pjesë fëmijët e atëhershëm të  Brigitte Trogneux. Ai ishte gati 30 vjeç, ajo 54 vjeç.

Ndërkohë, Brigitte ka bërë shaka duke thënë se nëse ai donte të kandidonte për president, e bënte më së miri atë, vetëm nëse ajo qëndron pas tij me këtë fytyrë.

"Ai duhet të kandidojë tani, sepse deri në vitin 2022, problemi i tij do të jetë pamja ime", ka thënë një mik i çiftit duke cituar me shaka fjalët e  Brigitte.

Brigitte ishte në krahët e Macron kur 39-vjeçari  doli me të në podium dhe i dhuroi një puthje pas fitores së raundit të parë duke e falënderuar për mbështetjen mes duartrokitjeve të gjata.

macron3

"Brigitte, gjithmonë e pranishme, tani akoma dhe më shumë, pa të cilën unë nuk do të isha unë", tha Macron/ E.B dhe O.Zh