SPORT

Zyrtarisht në javën e derbit, FSHF cakton orën dhe ditën e Partizani-Tirana

Zyrtarisht në javën e derbit, FSHF cakton orën dhe ditën e

Kategoria Superiore luan këtë fundjavë javën e saj të 15-të.

E konsideruar edhe si java e derbit, pasi vendos përballë Partizanin dhe Tiranën, 5 duelet në elitën e futbollit shqiptar priten me mjaft interes, kjo edhe për shkak të ngjeshjes së madhe në tabelën e klasifikimit.

Siç e do "tradita", Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhur edhe axhendën e kësaj jave, e cila do të luhet në dy ditë. Java e 15-të ngre siparin me derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, programuar për tu zhvilluar në stadiumin e ri kombëtar.

Takimi do të luhet të premten, teksa FSHF bën me dije se derbi do të nis në orën 19:00. Ndërkohë, të shtunën është radha e 8 skuadrave të tjera për të zbritur në fushën e blertë, ku bie në sy duele si Kukësi-Teuta apo dhe Skënderbeu-Vllaznia.

Të dy këto duele do të nisin në orën 16:00, ndërsa pak orë më parë, konkretisht në 13:00 masin forcat Flamurtari dhe Laçi respektivisht ndaj Bylisit dhe Luftëtarit./XH.K