Tech

Zyrtarët e Apple kërkojnë falje. Kanë bërë një gabim që na prek të gjithëve ne që kemi iPhone

Apple ka kërkuar ndjesë pasi u përball me kritikat se ka ngadalësuar funksionimin e disa modeleve të vjetra të iPhone. Kompania thotë se për këtë gjë do të zëvendësojë bateritë  që bien shpejt dhe do të lëshojë softuerin vitin e ardhshëm në mënyrë  që klientët të kenë akses të rregullt ndaj telefonave të tyre, pra që bateria të mos bjerë aq shpejt.

Disa klientë  kishin hedhur dyshimet se kompania bëri këto ndryshime për ti tërhequr ata drejt blerjes së modeleve të reja. Në një deklaratë të postuar në faqen e internetit, firma tha se do të ulte çmimin e zëvendësimit të baterisë prej 79 dollarë në 29  dollarë për këdo me një iPhone 6 ose më të ri. Tiranapost.al E.B

A man holds up new iPhone with "animoji" feature