Aktualitet

Zyrtare, Vajushi kalon provën dhe firmos në Rumani

Zyrtare, Vajushi kalon provën dhe firmos në Rumani

Pritja e gjatë e Armando Vajushit ka marrë fund. Tashmë sulmuesi shkodran ka zyrtarisht një skuadër të re. Vajushi i cili ishte pa kontratë që pas largimit nga Teuta në verë, ka kaluar me sukses provën te rumunët e Petrolul Ploiesti, skuadër me emër në futbollin e këtij vendi por që aktualisht militon në Kategorinë e Dytë rumune dhe synon ngjitjen në elitë. Vajushi ka firmosur një kontratë 6-mujore me Petrolul me të drejtë rinovimi në bazë të paraqitjeve që do të bëjë te kjo skuadër. Për 28-vjeçarin nga Shkodra kjo është etapa e 8-të në karrierën e tij e cila është kushtëzuar shumë nga dëmtimet e shpeshta. Pas eksperiencave në Shqipëri, Bullgari dhe Itali, Vajushi tashmë do të provojë veten në Rumani./XH.K