Art dhe Kulturë

Zyrtare, Rusia jashtë Eurovizionit 2017

Kanali Channel One, që ka të drejtën e transmetimit, ka vendosur të mos e transmetojë festivalin që do të mbahet muajin tjetër në Kiev. Kjo kundërpërgjigje zyrtare erdhi pasi Ukrahina kërkoi që të mos lejohej këngëtarja ruse Julia Samoilova të performonte në Festivalin Europian të Këngës, Eurovizion.

"Vendimi i Channel One, shuan përfundimisht shpresat për pjesëmarrjen e rusisë në Eurovision", ka thënë një zyrtar i Europe Broadcasting Union (EBU). Vendimi për mostransmetimin e festivalit, nga televizioni rus, ka hedhur kështu poshtë çdo ide dhe mundësi pjesëmarrje ruse.

Një rast i tillë, duket se ka nxitur problemet e hershme mes vendeve, duke u cilësuar si një akt politik nga Ukrahina. Akuza të shumta janë bërë nga përfaqësuesit Rus, të cilët kanë dënuar aktin e Ukrahinës dhe kanë kërcënuar me bojkot të përhershëm të këtij festivali.

Ndërkohë vendi ynë do të prezantohet në Eurovizion 2017 nga këngëtarja Linda Halimi me këngën Botë.

Image result for Julia Samoilova not in Eurovision 2017