• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Zyrtare/ Përfundon numërimi i votave, PS qeveris e vetme


    Nuk ka më asnjë dyshim. Për katër vitet e ardhshme do të jetë Partia Socialiste që do të drejtojë vendin, e cila shpallet kështu fituese e Zgjedhjeve Parlamentare 2017.

    Me plot 74 deputetë, socialistët rikonfirmohen në krye të qeverisë, por ndryshe nga 4 vite më parë ata do mund ta drejtojnë vendin të vetëm.

    Si forcë e dytë, me një rënie të ndjeshme nga katër vite më parë, Partia Demokratike do të ketë në Kuvend 43 deputetë. Lëvizja Socialiste për Integrim siguroi 19 mandate.

    Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet futet në parlament me 3 mandate. Ndërsa Partia Social Demokrate siguroi 1 mandat në Shkodër, me kandidatin Tom Doshi.

    Në këto zgjedhje është vendosur edhe një standard i ri në procesin zgjedhor në vend, pasi pa kaluar 48 orë nga mbyllja e kutive janë numëruar të gjitha votat dhe është shpallur rezultati përfundimtar.