• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Zyrtare, legjenda e Gjermanisë dhe Bayernit i jep fund futbollit


    Ish kampioni i Botës me Gjermaninë dhe njëkohësisht ish-legjenda e Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger ka komunikuar tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur në moshën 35-vjeçare. Pas 3 viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mbajti veshur fanellën e Chigaco Fire, gjermani vendosi të thotë stop dhe lamtumira e tij erdhi menjëherë pas fundit të sezonit të rregullt në MLS duke patur parasysh edhe faktin që Chicago nuk arriti të kualifikohej dot në play off. Lajmin për tërheqjen e nga futbolli e ka komunikuar vetë Schweinsteiger në profilin e tij zyrtar në Twitter dy ditë pas ndeshjes së fundit me Chicagon. Në karrierën e tij 35-vjeçari ka fituar shumë trofe ku spikasin 8 titujt e Bundesligës me Bayernin dhe 7 Kupa të Gjermanisë. Në 2014-ën ai fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në Brazil, ndërsa mbajti edhe për dy vite shiritin e kapitenit në krah në kombëtaren e pancerave pas tërheqjes së Philip Lahm. “Ka ardhur koha që unë t’i jap fund futbollit të luajtur. T’i jap lamtumirën futbollit, më bën të ndihem pak nostalgjik, por unë jam duke pritur për sfida emocionuese që më presin në të ardhmen. Gjithmonë do të jem besnik ndaj futbollit.”, shkruan gjermani në Twitter. /XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]