• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Zyrtare; BDI: Po, duam qeveri me Zoran Zaev


    Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni ka vendosur zyrtarisht që të jetë pjesë e Qeverisë së re të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, i drejtuar nga Zoran Zaev. Të mos harrojmë se ky i fudnit ende nuk e ka marrë mandatin nga Presidenti i vendit.

    Vendimi i BDI u bë i ditur nga zëdhënësi i saj, Bujar Osmani, i cili tha se në këtë mënyrë respektohet vullneti i shqiptarëve.

    Ai madje i bëri thirrje Ivanovit që, në përputhje me detyrimet kushtetuese t’ia japë mandatin Zaevit, shumicës së re parlamentare të konfirmuar me nënshkrimin e 67 deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Ky vendim i BDI-së, vjen pas vizitës së Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini zhvilloi dje në Shkup. Ajo gjatë takimeve të saj atje theksoi se do të ketë pasoja të rënda nëse Presidenti nuk i jep mandatin Zaev.