• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Zyrtare: Antoine Griezmann transferohet te Barcelona


    Disa orë më parë avokati i lojtarit kishte deponuar kaluzolën e largimit prej 120 milionë eurove të klientit të tij në La Liga.

    Antonie Griezmann tashmë është zyrtarizuar te klubi katalunas i Barcelonës pas shumë spekulimeve rreth të ardhmes së francezit.

    Kështu ka bërë të ditur klubi blaugrana përmes llogarive zyrtare në rrjetet sociale teksa ka i ka uruar mirëseardhje kampionit të botës me Francën.

    Klubi i kryesuar nga Josep Maria Bartomeu ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me ish-lojtarin e Atletico Madridit dhe Real Sociedadit.

    Sulmuesi do të ketë klauzolë të largimit prej 800 milionë eurosh, por e cila do të zbritet në vitin e fundit të mbarimit.

    Ndryshe, 28-vjeçari për madrilenët gjatë pesë viteve të fundit, ku ka shënuar 94 gola në 180 paraqitje në të gjitha garat. /XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690