Aktualitet

Zv/kryeministrja takon 3 ministrat e LSI, Demiraj takon policët

Zëvendës/kryeministrja teknike Ledina Mandia ka thirrur sot në një takim tre ministra të LSI-së. Ndërsa Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka takuar krerët e policisë.

Në takim me zv/kryeministren ishin ministri i Mjedisit Lefter Koka, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj. Takimi me ta ishte prezantues, ndërsa është folur edhe për zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndërkohë Dritan Demiraj Ministri i ri i Brendshëm ka folur me krerët e policisë për luftën kundër kanabisit dhe ka propozuar prioritetet e punës gjatë kohës që ai do të jetë në krye të kësaj ministrie. Këto takime vijnë një ditë pasi ata u vunë në krye të detyrave përkatëse./E.D/ Copyright Tiranapost.al