• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Zv.kryeministri ka një përgjigje për kritikët: Ne s’vendosim për Kosovën


    Zv.kryeministri Erion Braçe thotë se politika shqiptare nuk mund të vendosë për Kosovën, por shton se “është detyrim maksimal nga zemra dhe shpirti për të folur për të”.

    Duke folur për “Info Magazine” në Klan Kosova”, Braçe u shpreh:

    “Ne nuk vendosim për Kosovën, nuk ndërhyjmë. Vendimmarrja është e Kosovës. E kemi detyrim maksimal të flasim për Kosovën. Na detyron Kushtetua, zemra dhe shpirti.

    Të drejtën për të vendosur nuk ia kemi dhënë ne. Këtë të drejtë e kanë fituar me gjakun e tyre mijëra veta që luftuan.

    E drejta e Kosovës për të vendosur është e drejtë e saj”.

    Më tej, duke folur për takimin e dy grupeve koordinuese të Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me marrëveshjet e arritura deri tani dhe zbatueshmërinë e tyre, Braçe thekson se dy vendet kanë kapital i cili duhet të shfrytëzohet maksimalisht. /Tiranapost.al/