• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Zv.kryeministri i Kosovës: Nuk marrim pjesë në SEECP, Bosnja nuk na trajton si shtet


    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli pak para fillimit të takimit në nivel ministror dhe Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), ka deklaruar se mënyra se si është menduar të trajtohet delegacioni shtetëror i Kosovës është e papranueshme.

    Pacolli shprehet se “vetëm disa orë para fillimit të takimit në nivel ministror dhe Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) dhe pasi i kanë shtjerrur të gjitha mundësitë lidhur me pjesëmarrjen e shtetit tonë në këtë ngjarje kulmore politike rajonale, qëndrim i palëkundur i institucioneve të Republikës së Kosovës është që me kushtet ekzistuese, Kosovës iu është pamundësuar përfaqësimi në Samit. Mënyra se si është menduar të trajtohet delegacioni shtetëror i Kosovës është e papranueshme. Për më tepër, ajo i vë hije të keqe edhe Samitit të posa përfunduar të Poznanit në kuadër të Procesit të Berlinit, deklaratave dhe zotimeve të përbashkëta që i kemi bërë aty, por edhe angazhimeve të sinqerta dhe konstruktive që Kosova si shtet i bën në kuadër të nismave dhe organizatave rajonale. Për fat të keq ky vullnet i yni është keqkuptuar nga ana e kryesuesit aktual të Kryesisë së Bosnjë Hercegovinës ndërsa qytetarët tanë i siguroj se ne nuk bëjmë kompromise me të arriturat tona si shtet si dhe me perspektivën euroatlantike”. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]