Aktualitet

Zv/kryeministri Braçe shpërthen për rrugën poshtë shtëpisë se tij: Tirana nuk është vetëm e atyre që duan të fitojnë por edhe e atyre që duan të jetojnë

Zv/kryeministri Braçe shpërthen për rrugën poshtë

Ky kantier ndërtimi para shtëpisë së zv/kryeministrit Erion Braçe bëri që të ngrinte zërin për një nga shqetësimet më të mëdha që përballen sot banorët.

Bashkë me fotot dhe videon e publikuar në Instagram, Braçe thekson sesi biznesmenët që ndërtojnë pallate zaptojnë sot edhe trotuarin apo rrugën.

Numri dy i qeverisë shkruan sesi ish rruga “Faik Konica” që u nis për pedonale dhe korsi biçikletash ka përfunduar në shërbim të dy investitorëve të pallatit. Mesazhi i tij është se, “kur do gjendet një ekuilibër midis këtyre që duan të fitojnë dhe ne të tjerëve që duam të jetojmë”.

Postimi i plotë i Erion Braçe:

Prej dritares sime:

KANTIERI I MADH I

PYLLIT ORBITAL TE BETONIT!

Une nuk e di se kur do gjendet

nje ekuiliber midis ketyre qe

duan te fitojne e te fitojne dhe,

ne te tjereve qe duam

te jetojme e te jetojme!

Si ka mundesi qe keta qe

fitojne e fitojne,

as e paten e as do e kene kulturen e

mos cenimit te asaj qe eshte e perbashket, publike,

per te gjithe!

Shiheni,

njeri nga keta e zuri gjysmen e trotuarit;

e quan rrethim kantieri!

Deri tre dite me pare, te shtunen,

ishte ne kufijte e tij, sot jo me!

Tre dite me pare,

bertita une, u be sikur u reagua!

Madje dhe investitori me shkruajti,

donte gjysmen e trotuarit.

I thashe dhe atij,

ne kete qytet

nuk rroni vec ju qe fitoni e shtoni,

por edhe ne qe duam te jetojme si njerez.

As kuptoi e as u bind!

Trotuari sot eshte i zene ne gjysmen e tij; per te ai eshte funksional sepse eshte 1 meter i lire!

Nje vit me pare,

ne kete rruge u investuan 1 milion USD.

U nis per pedonale-pedonale nuk eshte me;

U nis me korsi bicikletash-korsi bicikletash nuk ka me;

U nis me trotuare-ka vec nje trotuar nje meter sepse tjetri nuk vlen per pak nese sdo te hash dicka kokes;

U nis me parkingje, nga ato ku merr ate kuponin tek bashkia-parkingje nuk ka me ose jane, por per makinerite e renda te kantierit!

Madje madje,

ndodh edhe me shume se kaq;

Kane vene tabela qarkullimi qe ne rrugen me nje sens te levizet per 230 meter (!!!!!!) ne krah te kundert,

duke i rrezikuar me jete te gjithe!

E pse?

Qe te fitojne e fitojne keta dy investitoret e medhenj.

Ne tabele,

duket nje rruge alternative,

por jo, keta nuk mund ta nisnin nga ajo rruge, ajo hapesire ju duhet 100% per te bere leke!

Kultura e te jetuarit bashke ne kete qytet as qe do egzistoje ndonjehere!

E shkaterrojne parellinjte!

Nga ish rruga Faik Konica,

nisur per pedonale me kalldrem e kthyer ne rruge per makina te renda,

kalofshi nje dite te mire!/ Tiranapost.al

https://www.instagram.com/p/B1GHiPGnSdU/