Tech

Zuckerberg i zënë ngushtë! Kërkohet të japë dëshmi për skandalin me kompaninë që ndihmoi Trump të fitonte

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerber është duke u ndjerë nën presion nga thirrjet për tu paraqitur personalisht në hetimet mbi skandalin e fundit, pasi kompania e tij është akuzuar se ka dështuar për të ndaluar informacionet propagandistike në mediat sociale dhe të mbrojë të dhënat e përdoruesve, pasi këto të fundit janë përdorur nga Cambridge Analytica, një kompani që rezulton se ka asistuar duke ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, në favor të Trump.

Në një deklaratë të së premtes, faqja zyrtare e Facebook njoftoi se kishte bllokuar Cambridge Analytica nga Facebook-u dhe do e lerë ashtu deri sa të zbulohet e të vërtetohet se kompania ka përdorur të dhënat e miliona përdoruesve në Facebook, si dhe duke shkelur politikat e rrjetit social.  Të dy Cambridge Analytica dhe Facebook mohojnë çdo akuzë. Përkundër premtimit se këtë vit do rregullonte të gjitha problemet me sigurinë dhe privatësinë, Mark Zuckerberg është shmangur ndaj ngjarjeve dhe zërave të kritikëve, në vend që të dërgojë avokatë apo shefat e politikave të medias sociale në seanca të ndryshme të komisionit.

Vërejtjet e fundit të 33-vjeçarit për disa nga problemet e Facebook-ut janë komunikuar përmes një postimi në blog ose mesazh video të publikuar në faqen e tij në Facebook. Me faktin rreth asaj se si mund të përdoren të dhënat e Facebook-ut për të nxitur propagandën politike, disa figura me influencë në të dy anët e Atlantikut thanë se ishte koha që Zuckerberg të dalë të flasë dhe të justifikojë të gjitha ngjarjet e fundit.

Disa kërkuan hetime nëse kompania e  Zuckerberg mund të ketë shkelur ligjet pasi të dhënat e përdoruesve janë zbuluar. "Kjo është një shkelje e madhe që duhet hetuar", tha Senatorja Demokrate Amy Klobuchar e Minesotës e cila shton se është e qartë se këto platforma duhet të jenë më transparente dhe të japin llogari për reklamat politike që përhapen në internet.  "Mark Zuckerberg duhet të dëshmojë para Senatit Gjyqësor. Dhe jo vetëm Mark, por CEO të tjerë të kompanive të tjera të mëdha që veprojnë në këtë hapësirë". Washington Post/ Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/brexit-dhe-nderhyrja-ne-zgjedhjet-amerikane-ky-eshte-njeriu-qe-hakeroi-50-milion-perdorues-ne-facebook/

Mark Zuckerberg, chief executive officer and founder of Facebook Inc., walks in Sun Valley, Idaho where he's attending the fourth day of the annual Allen Company Sun Valley Conference, in July 2017

Cambridge Analytica CEO Alexander Nix speaks at the 2016 Concordia Summit.