Lifestyle Te gjitha TIP top

Zuckerberg të hapë krahun. E reja më e pasur në botë është një Kardashiane


Për më të renë e familjes Kardashian-Jenner, Kylie-n, nisi gjithçka një ditë të bukur kur e ëma i propozoi të përfshihej në show-n “Keeping up with the Kardashians”.

Ashtu siç edhe gjysmë motra e saj Kim, edhe Kylie sistemoi asetet e saj, buzët, vithet dhe u bë gati për famë. E pas famës qëllon shpesh të të vijnë edhe paratë.

Sot Kylie është pronare e një prej kompanive fitimprurëse të kozmetikës “Kylie Cosmetics” dhe 100% të fitimeve shkojnë në xhepin e saj. Ia ka kaluar kështu Mark Zuckerberg-ut qenë se ishte 20 vjeçe kur u bë e pasur, ndërkohë që Mark ishte 23.

Ky post u përshtat nga Forbes dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]