Aktualitet

Zuckerberg humbet 3.3 miliard dollarë pasuri pas vendimit të tij për të ndryshuar formatin e Newsfeed në Facebook

Themeluesi dhe pronari i rrjetit social më të përhapur në botë Mark Zuckerberg ka humbur vetëm gjatë 3 ditëve të fundit më shumë se 3.3 miliard nga pasuria e tij e cila ka rënë me 4.4%, një rënie drastike për një periudhë kaq të shkurtër kohe.

Këto humbje janë shkaktuar pas tërheqjes së shumave të mëdha monetare nga bursa, pasi ndryshimet në Newsfeed, që do të nxjerrin më tepër aktivitet dhe postime të miqve dhe të njohurve dhe më pak nga agjensitë e lajmeve, të cilat nga ana e tyre kanë tërhequr një pjesë të reklamave që paguanin për Facebook.

Zuckerberg e justifikoi këtë ndryshim duke thënë se Facebook-u ka ndihmuar njerëzit që të përafrohen dhe të qëndrojnë në komunikim me njëri-tjetrin dhe kohët e fundit vërehet se faqet e historive i kanë mbuluar lajmet, mediat, reklamat dhe njerëzit e famshëm dhe shumë më pak seç duhet miqtë dhe të njohurit.

Ndonëse nga pikëpamja e marketingut dhe fitimeve kjo punë shkaktoi humbje të mëdha në ditët e para, përfaqësuesit e Facebook janë shprehur optimistë për mediat ndërkombëtare se në plan afatgjatë këto ndryshime do të shtojnë numrin e përdoruesve dhe kohën që njerëzit shpenzojnë në rrjet, pasi përmbajtja do të jetë më interesante dhe do u shfaqen ato postime që preferoni më tepër. K.H/ tiranapost.al