Showbiz

“Zoti më njohu me ty”. Vogëlushi në karrige me rrota falenderon gazetaren që mblodhi fonde për të

“Zoti më njohu me ty”. Vogëlushi në karrige me rrota

Anxhela dhe Leo, ëmë e bir falenderuan gazetaren Albina Gjergji që i ndihmoi për të mbledhur 40 mijë euro për një operacion të vështirë. Leo ka lindur me një problem që dobëson kockat, ndaj ka kryer shumë ndërhyrje.

Ca vite më parë, i duheshin 40 mijë euro dhe pas disa ndihmave nga njerëz të artit Anxhela i shkroi një mesazh gazetares e cila u zotua se do ta ndihmonte. Nga ajo ditë nuk bëri vetëm shkrime për të, por bëri një fushatë për mbledhje fondesh e madje herë pas herë i çonte vetë paratë e mbledhura në shtëpinë e Leos së vogël.

Sot Leo lexoi një letër mirënjohjeje për Albinën e cila e emocionuar tha se ai i kish hyrë në zemër, është fëmijë i mirë e kushdo do ta kishte ndihmuar.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije zbardhur në "Dua të të bëj të lumtur" në Top Channel