• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Lëkundet sërish vendi nga tërmeti


    Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit. Në orën 06:46 ka patur lëkundje tërmeti me magnitudë 3.5 ballë, me thellësi 10 kilometra, epiqendra në Durrës.

    Nga tërmeti i parë, mësohet se 563 banesa janë dëmtuar dhe 53 raportohen me plasaritje. 105 qytetarë kanë marrë ndihmë mjekësore në Durrës dhe Tiranë pas lëndimeve nga tërmeti i parë që goditi dje pasdite, me intensitet 5.8 ballë të shkallës Rihter, pësuar nga 28 lëkundje të tjera përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm.

    Shumë banorë kanë kaluar natën jashtë për shkak të frikës, mbi 500 vetëm në Tiranë kaluan natën në pika të emergjencave civile që janë ngritur, tek Liqeni i Thatë, tek Bulevardi i ri në Kashar, pranë stadiumit Dinamo dhe në Yzberisht.

     

    Kryeministri Rama u kthye dje nga Frankfurti ku ishte rrugës për në OKB, për shkak të situatës së krijuar në Shqipëri nga tërmetet. Sot në orën 10 mblidhet PS për të folur rreth masave. Bashkia Tiranë ka vënë në dispozicion numrin 112 për këdo që ka një situatë nga tërmetet. Të dhëna të plota në kohë reale për tërmetet mund ti ndiqni edhe në linkun më poshtë: http://www.geo.edu.al/newweb/?fq=bota / Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]