• Shqip
  • English
  • E diel, 8 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Zoran Zaev thirrje BE-së: Caktoni datën


    Maqedonia e Veriut kërkon një datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE. Kryeministri Zoran Zaev u bëri thirrjeve të vendeve anëtare BE-së:

     “Ne kërkojmë datën e bisedimeve dhe jo anëtarësim të menjëhershëm. Ne kërkojmë që të vlerësohet angazhimi që kemi bërë. BE-ja është tërheqëse për ne dhe kjo na motivon. Deri tani, kemi bërë shumë dhe kemi besim në Evropën. Ne ndryshuam emrin dhe ruajtëm identitetin”, ka deklaruar Zaev në një forum ndërkombëtar në Austri, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë evropian. Kryeministri maqedonas, siç ka njoftuar kabineti i tij, ka takuar komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn, të cilit i ka thënë se “marrja e datës për fillimin e negociatave do të jetë e rëndësishme për vendin, sepse do të jetë motiv shtesë për vazhdimin e zbatimit të reformave në të gjitha fushat me rritëm më të shpejtuar”.

    Përmes një njoftimi muajin e kaluar komisionari Johannes Hahn, përgëzoi Maqedoninë e Veriut dhe kryeministrin Zaev për punën e bërë./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post