• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Zoran Zaev fton investitorët në vend që të merren me prodhimin e kanabisit


    Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka bërë një ftesë për të gjithë ata që kanë resurse që të investojnë në prodhimin e kanabisit.  Mediat maqedonase publikojnë lajmin ku shkruajnë se ligji maqedonas e lejon kultivimin e kanabisit, sigurisht për qëllime mjekësore. Kryeministri thotë se kjo gjë do të sjellë edhe hapjen e vendeve të reja të punës jo vetëm në Maqedoni, por në gjithë botën.

    I cituar nga mediat, Zaev thotë: “Është e lejuar me ligj, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në shumë vende tjera të botës. Ka përfitime prej saj në trajtime dhe është e pranuar në mjekësinë tonë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë”.

    Kryeministri ka thënë se ka bindjen se deri në fund muajit maj do ketë hyrje në shkëmbimin e jashtëm nga eksporti në kanabisin e thatë dhe vajit të kanabisit në tregjet e Polonisë dhe Gjermanisë. / Tiranapost.al. E.B

    Image result for Zoran Zaev