SPORT

As Zlatan, as Buffon dhe as Ronaldo fenomeni nuk ia dolen, por...Maxi Lopez PO!

Champions League është padyshim ëndërra e cdo futbollisti që luan në klube të mëdha nëpër europë, madje ka nga ata të cilët kanë qënë gjithmonë të rëndësishëm në këto skuadra por asnjëherë nuk ia kanë dalë të fitojnë trofeun e lakumar. Zlatan Ibrahimovich ka luajtur për Milanin, Interin , Barcelonën dhe PSG, asnjëherë nuk ia ka dalë edhe pse 1 vit pas largimit të tij Interi dhe Barcelona kanë marrë trofeun. E ka fajin padurimi i sulmuesit apo fati i tij i keq?

Gjithsesi ka nga ata të cilët edhe duke u aktivizuar për pak minuta ia kane dale që në palmaresin e tyre të kenë dhe medaljen me logon e Uefa Champions League. Emra të rëndësishëm dhe mbase disa që nuk i njihni mirë. Pavarësisht kësaj hidhini një sy atyre që kanë fituar trofeun që Zlatani ëndërron.

Në 1993 Olimpik Marseille fitoi Championsin dhe pjesë e asaj skuadre ishin edhe Igor Dobrovolski dhe Jean Marquet. I pari është aktivizuar vetëm në ndeshjen që Marseille u përball me CSKA e Moskës, u fut në fushë në minutën 58 deri në fund. Më pas nuk u aktivizua më deri në fund të kompeticionit. Ndërsa Marquet është aktivizuar gjatë gjithë kompeticionit vetëm 45 minuta. Ne fund të dy ngritën trofeun si kampionë Europe.

Luca Fusi la Torinon për të veshur fanelën e Juventusit në verën e 1994. Në nëntor të 1995 luajti titullar në ndeshjen ku Juventusi u mund në fazën e grupeve nga Dortmundi 1-2. U aktivizua deri në minutën e 82 dhe kaq i mjaftoi që në 1996 të ngrinte trofeun bashkë me lojtarët e tjerë të Juventusit. Një vit më vonë la futbollin tek Lugano.

Steinar Pedersen, u aftua tek Dortmundi në moshën 20 vjecare dhe kaloi sezonin e tij të parë dhe të vetëm në vitin 1997. Është aktivizuar vetëm pak minuta në dy ndeshje që Dortmundi zhvilloi në shtëpi në fazën e grupeve dhe më pas nuk ka zbritur më asnjëherë në fushë për të luajtur në kompeticionin më të rëndësishëm të Europës në futboll. Gjithsesi nëse shkoni në shtëpinë e tij, do të gjeni varur në mur varsen me logon e Championsit. Ai ia doli 20 vjec dhe duke u aktivizuar fare pak, ta varë atë në qafë me krenari.

Alex Ferguson bëri që në moshën 19 vjecare te vitit 1998 Mark Wilson të debutonte me Manchester United në Champions League, pikërisht në sezonin ku djajtë e kuq u shpallën kampion. Wilson u aktivizua vetëm 25 minuta në fazën e grupeve. Hera e dytë që shkeli në fushë në Champions ishte kur vrapoi me trofeun në duar drejt tifozëve për të festuar.

Nuk ka asnjë trajner në historinë e futbollit që t'i ketë dhënë mundësinë më shumë se Del Bosque disa futbollistëve që as në ëndrrën më të cmendur nuk do e kishin menduar të fitonin Champions Leaguen. Në 2002 Valdo u aktivizua vetëm 31 minuta përballë Lokomotivës së Moskës dhe 16 minuta përballë Panathinaikosit në Athinë. Pavarësisht minutave të pakta ka një foto me Championsin në duar, foto e realizuar në maj të 2002.

Edhe pse Maxi Lopez mund ta njihni më shumë nga skandali me ish bashkëshorten e tij Ëanda Narën, ai dikur ka luajtur për Barcelonën dhe mbi të gjitha ka fituar Champions Leaguën. Përball Chelseas në fazën e 1/8 është aktivizuar 26 minuta dhe 10 minuta në gjysmëfinale përball Milanit.

Kur sheh të tillë emra të fitojnë Champions me siguri mendon, sa keq për Buffon, Ibrahimovich, Totti, Cannavaro, Ronaldo