• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kronikë e zezë My Albania Ngjarje Të gjitha

    Tragjedi në Tepelenë, digjet banesa, vdes nëna dhe foshnja 6-muajshe


    Tjetër tragjedi në Shqipëri, teksa një nënë dhe foshnja e saj 6 muajshe humbasin jetën nga zjarri i rënë në një banesë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Tepelenës, ku zjarri i rënë në banesë i ka marrë jetën nënës dhe foshnjes së saj 6 muajshe.

    Mësohet se flakët kanë përfshirë të gjithë banesën, që ndodhej në katin e parë të një pallati, ndërsa në të ndodhej nëna dhe foshnja e saj. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një rrjedhje gazi. Një zjarrfikëse dhe forca të shumta policie shkuan në vendngjarje, por nuk i shpëtuan dot jetët nënës e djalit. Vijon puna për hetimin e shkaqeve të këtij zjarri, edhe pse banesa e shtetasit G.Sh, është shkrumbuar plotësisht. Kjo është tragjedia e dytë me pasojë vdekje nga zjarri. Më parë një ngjarje e tillë u regjistruar në fshatin Bishnicë të Pogradecit, ku humbi jetën një 30-vjeçar.

    NJOFTIMI I POLICISE
    Në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, në katin e parë të pallatit, në banesën e shtetasit G.Sh, ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit kanë gjetur vdekjen gruaja e tij shtetasia E.Sh, 35 vjeçe si dhe djali 6 muajsh.

    Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarëfikës. Punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.