Aktualitet

Zjarr KZAZ-së, lihen të lirë 4 punonjësit e Bashkisë së Shkodrës

Zjarr KZAZ-së, lihen të lirë 4 punonjësit e Bashkisë

Lihen të lirë 4 punonjësit e Bashkisë së Shkodrës, që u bënë pjesë e sulmit të KZAZ-së numër 3 në shkollën "Shejnaze Juka".

Gjykata e Apelit vendosi sot masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për Alfred Nikollin, Gentian Bytyçin, Adi Garuci dhe Aleks Ndojin.

Po e njëjta masë sigurie u dha edhe për dy mbështetësit e PD-së, Orlando Thepi dhe Çesk Toma.

Ditën e djeshme, gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë edhe për ish-deputetin, Bardh Spahia nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje".

Incidenti u shënua mbrëmjen e 18 qershorit militantë dhe zyrtarë të PD-së sulmuan KZAZ nr.3 në Shkodër, duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë./ Tiranapost.al