Aktualitet

Zien politika nga debati, por KQZ vijon me punën

Zien politika nga debati, por KQZ vijon me punën

Meta anuloi datën e zgjedhjeve duke kërkuar dialog mes palëve të zgjidhin krizën dhe të vendosin një datë tjetër. Por deri tani dialog nuk ka dhe dy palët janë të vendosur. Opozita për anulim zgjedhjesh dhe PS që vijon me fushatën. Por ndërkohë që politika zien, KQZ vijon punën. Madje sot ka zbardhur edhe pikat e mbledhjes së sotme, ku mes të tjerash vihet re edhe miratimi i listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen si anëtarë KQV-ve për zgjedhjet lokale.

Më poshtë keni njoftimet nga KQZ me rendin e ditës. 

Rendi i ditës në KQZ:

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkoj marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite :

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

“Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

“Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B