• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Zien politika në vend, por media austriake fokusohet tek e bukura: Shqipëria si parajsa e pazbuluar


    Media austriake Noen.at i ka dedikuar një artikull Shqipërisë që e quan një parajsë të paeksploruar. Me përshkrime për klimën, pozicionin gjeografik e bumin e turistëve vitet e fundit Noen.at e quan udhëtimin një eksperiencë të paharrueshme, sidomos në plazhet e jugut e eksplorimet në vende historike.

    Më poshtë keni artikullin e plotë nga Noen.at

    Livadhet e harlisura, me gjelbërim e kullota, deti përgjatë brigjeve piktoreske e një kuzhinë e frymëzuar nga Grekët e turqit… e gjithë kjo mrekulli ndodhet vetëm një orë e gjysmë larg nga Vjena.

    Nuk po flasim për vendbanimet turistike tipike si Greqia, Spanja apo Italia, jo… por është Shqipëria që i ka të gjitha. Kush është në kërkim të diellit, plazhit, detit, kulturë dhe kuzhinës së veçantë, duhet të shkojnë në këtë vend të Europës Juglindore, e duhet nxituar pasi në këtë periudhë ndodh një bum turistik i vërtetë.

    Për turistët që nuk duan të shpenzojnë shumë para, dhe ata që udhëtojnë bashkë me familjen, Shqipëria është një super alternative ndaj destinacioneve të tjera të Mesdheut. Jugu i Shqipërisë është një nga rajonet më me diell në Evropë, me një mesatare prej 300 ditësh me diell në gjithë vitin.

    Ju përcjellim pak informacion për vendin: Shqipëria ndodhet mes Greqisë dhe Malit të Zi dhe mund të arrihet shpejt me një fluturim me avion. Mund të fluturosh direkt për në kryeqytet ose nga Korfuzi ku mund të marrësh tragetin dhe për 30 minuta gjendesh në Sarandë, qytetin bregdetar përgjatë Adriatikut.

    Një udhëtim përmes Butrintit: Këtu fillon vërtetë programi i pushimeve. Në qytetin e lashtë port të Butrintit, që u shpall pjesë e trashëgmisë Botërore të UNESCO-s në 1992, gjen shumëllojshmëri, 800 llojë të ndryshme bimësh, 240 lloje shpendësh, 105 lloje peshqish dhe 39 lloje speciesh gjitarë në park.

    Butrinti është identifikuar si një vend mbresëlënës dhe një gjurmë e rëndësishme e historisë që të kthen në shekullin e 8 para Krishtit. Aty mund të shohësh mbetje të kulturave dhe qytetërimeve helene, bizantine, venedikase dhe osmane.

    Pas një nate të freskët, është mirë të nisësh ditën buzë plazhit të Ksamilit, Dhërmiut, Durrësit apo Himarës. Rrënojat e Gjirokastrës një nga qytetet më të vjetra janë një tjetër dimension që i shtohen historisë së këtij vendi. Gjirokastra është pjesë e trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2005. Është një nga qytetet më të vjetra në vend dhe qendër e rëndësishme kulturore shqiptare jugore. Nëse kërkon më shumë… mund të shkosh në Sarandë, të shohësh lumin e Bistricës dhe natyrën përreth ku gjenden shumëllojshmëri bimore dhe shtazore.

    Megjithatë ajo që është më e famshme edhe për turistët është Syri i Kaltër, siç e tregon emri , në ujin e pastër kristal duket sikur është një sy blu në thellësinë e ujit./ Linkun origjinal e gjeni këtu/ Tiranapost.al. E.B